Dafina Zeqiri nuk ka të ndalur së provokuari.
Ajo para pak çasteve ka publikuar disa fotografi teksa shihet duke ekspozuar paksa gjoksin.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ka ekspozuar pjesë të trupit, përkatësisht linjat trupore të cilat ia kanë lakmi shumë femra të estradës shqiptare, transmeton Telegrafi.
Dafina ka thënë ditë më parë se tashmë është e dashuruar dhe ndihet e lumtur pranë tij.
Ndryshe, këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti do të publikon projekte të reja, të cilat do të jenë hite si në të kaluarën. /Telegrafi/


