Ahmeti: Skeqi i Stupcave e ka arritur qëllimin

PUBLIKUAR

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se humoristët Stupcat e kanë arritur qëllimin e tyre me skeqin për UÇK-në.

Ahmeti në rrjetin social Facebook ka shkruar se si ata kanë gjeneruar debat të paparë me skeqet e tyre, e që sipas tij, pa marr parasysh se a pajtoheni apo jo me skeqet e tyre, është sukses i jashtëzakonshëm.

“Jam subjektiv sepse i kam miq, por kjo nuk i ka ndalur asnjëherë as në kritika ndaj neve. Prandaj i respektoj sepse e dijnë shumë mirë çka flasin qytetarët. Por, reagimi i tyre i fundit më bën t’i respektoj edhe më shumë. Ata nuk janë zmbrapsur nga sulmet që i kanë marr. Përkundrazi po citoj:

‘…Do ishte mallkim, sikurse është mallkim që nën emrin dhe petkun e luftës sonë të shenjtë të fshihen profiterë dhe matrapazë të caktuar siç ishin personazhet në skeçin tonë.

Nuk mund të futen në një thes heronjtë dhe hajnat.

Kjo shtëpi, ky shtet duhet të ndërtohen mbi të drejtën e të vërtetën“, ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ikën stuhia, rikthehet dielli: Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë ditës së martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,...

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...