Rafa Benitez është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Real Madridit, vetëm pas pesë muajsh.
Tekniku spanjoll u zëvendësua nga Zinedine Zidane, por ai largohet nga Santiago Bernabeu me disa rekorde sezonale.
Real Madridi i Rafa Benitezit në La Liga është ekipi me më së shumti gola të shënuar (47), shanse të krijuara (281) dhe saktësi të pasimeve (87%).
Kurse në top pesë ligat evropiane Reali është ekipi që gjuajtur më së shumti goditje drejt portës. Madrilenët me 360 gjuajte kanë lënë pas Manchester City (348), Bayern Munich (340), Liverpool (324) dhe Aresenalin (331).
Benitez në të kaluarën ka drejtuar Napolin, Interin, Liverpoolin dhe Valencian. /Telegrafi/


