Komandant Rremi mbështet ‘Stupcat’

PUBLIKUAR

Rrustem Mustafa, ish komandat i Zonës Operative të Llapit në luftën e fundit, përmes një statusi në “Facebook”, ka mbështetur ‘Stupcat’ për skeçin e tyre.

Mustafa thotë se UÇK ka hapur rrugën për liri dhe perspektiv më të mirë, andaj sipas tij humor dhe satira po zhvillohet. Ndër të tjera Mustafa thotë se nuk mund të futen në një ‘thes’ heronjtë dhe hajnat.

Postimi i plotë:

Pjesë nga reagimi zyrtar i “stupcave”…

Do të doja që “skeqi” ishte në përputhje me këto të thëna në reagim, lavdia e UÇK-s sido qoft nuk rrezikohet..!

UÇK- ka hapur rrigen për LIRI dhe përspekriv ma të mirë, humori dhe satira po zhvillohen… Uroj të ket zhvillime të mbara..!!

Nuk ka shoqëri normale që nuk do të përulej para dëshmorëve dhe heronjve të vet, siç përulemi edhe ne stupcat me respektin më të madh.

Nuk ka njeri normal që nuk do të ndjente dhembje për gjymtyrët e humbura të luftëtarëve të vet. Do ishte mallkim, sikurse është mallkim që nën emrin dhe petkun e luftës sonë të shenjtë të fshihen profiterë dhe matrapazë të caktuar siç ishin personazhet në skeçin tonë.

Nuk mund të futen në një thes heronjtë dhe hajnat .

Kjo shtëpi, ky shtet duhet të ndërtohen mbi të drejtën e të vërtetën.

ZOTI E BEKOFTË KOSOVËN, LAVDI DËSHMORËVE!  

 

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...