Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë

PUBLIKUAR

Të martën, më 5 janar fillon gjysmëvjetori i dytë në shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës.

Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit, në një prononcim për Telegrafin konfirmoi se të martën, më 5 janar fillon gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në nivel të Republikës së Kosovës.

Ai tha se përgatitjet janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar mësimi në shkollat fillore dhe të mesme.

“Nesër fillon gjysmë vjetori i dytë i mësimit sipas kalendarit arsimor. Komunat e Kosovës kanë verifikuar që janë kryer të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë”, tha ai për Telegrafin, duke shtuar se presin që nesër sërish të marrin konfirmimin rreth kushteve të punës për mësim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...