Ekzekutohet me armë zjarri një djalë i ri

PUBLIKUAR

Një djalë i ri humbi jetën pak minuta më parë pasi mbeti i vrarë nga plumbat e një arme zjarri. Viktima është Ismet Xhani, 31 vjeç, banues në fshatin Luz i Madh, Kavajë, raporton noa.al, duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.

Mësohet se Xhani është vrarë me armë zjarri tip pushkë dhjetëshe. Nga ana e uniformave blu u bë ndalimi i autorit të dyshuar i cili po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. Personi i arrestuar është Xhevdet Saraçi, 56 vjeç, banues në Kavajë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë 10-she.

Paraprakisht bëhet e ditur se gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta, pasi autori i dyshuar dhe viktima janë konfliktuar me fjalë. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe shkaqet e konfliktit që çuan në këtë ngjarje.

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...