Kërkohet kthimi i Januzajt për t’ia shpëtuar punën Van Gaalit

PUBLIKUAR

Adnan Januzaj mund të kthehet te Manchester Unitedi më herët sesa është pritur – raporton The Sun.

Mesfushori shqiptar kaloi te Borussia Dortmundi në formë huazimi njëvjeçar, por ka regjistruar vetëm gjashtë paraqitje për ekipin gjerman.

Qëkur u pa në Old Trafford në derbin ndaj Chelseat, rifilluan spekulimet për të ardhmen e 20-vjeçarit.

“Adnan Januzaj mund të kthehet në shtëpi në Old Trafford më herët, për të shpëtuar sezonin e Louis van Gaalit nën presion dhe punën e tij te Manchester Unitedi”, thuhet në raportin e gazetës.

Përfaqësuesi i Belgjikës ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në vitin 2018, ndërsa kalimi në Bundesliga ishte që ai të luante më shumë.

Dhe meqenëse nuk po luan sa duhet as te BVB, klubi anglez mendon ta kthejë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...