Sadiku te skuadra e famshme turke

PUBLIKUAR

Mbrojtësi fantastik i Përfaqësueses së Kosovës, Loret Sadiku pritet të bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.

Prishtinasi nuk po kalon nëpër një moment të mirë me skuadrën e tij Mersin apsi ndodhen në pozitën e parafundit në tabelë.

Ai ka pasur paraqitje fantastike që dy vite me Mersinin në Superligën turke dhe kjo ka bërë që të kërkohet nga ekipet e njohura turke.

Sipas medieve turke së fundmi interesim konkret për Loret Sadikun, ka shprehur skuadra nga pozita e katërt në tabelë Kasimpasa.

Ekipi nga rrethina e Stambollit synon një pozitë që i dërgon në garat evropiane dhe e shohin reprezentuesin kosovar si një blerje të madhe për ta arritur qëllimin i cili është Evropa.

Sadiku mund t’i bashkohet Kasimpasas si huazim me detyrim blerje në fund të stinorit. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...