Prekazi, 11 milionë vizitorë

PUBLIKUAR

Numri i vizitorëve në Prekazin e Adem Jasharit, tashmë ka kaluar 11 milionë, ndonëse kjo shifër është e përafërt, pasi mendohet se është edhe më e madhe. Kalimi i viteve prej përfundimit të luftës, nuk e ka zbehur rëndësinë që njerëzit anembanë botës vijnë për ta vizituar vendin ku u vulos liria dhe pavarësia e Kosovës.

Vizitorë nga të gjitha trojet shqiptare, Zvicra, Suedia, Turqia, e madje edhe Amerika e largët, marrin rrugë për të vizituar dhe përkulur para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, i cili ra heroikisht pas luftimeve treditëshe më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Ciceroni Xhevat Imeri, i cili punon në qendrën memoriale “Adem Jashari” në Prekaz që nga viti 2000, për “Zërin” shpreh emocionet e tij kur para mijëra njerëzve në ditë u shpjegon për luftën, traditën, kulturën, patriotizmin e atdhedashurinë e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...