Komuna e Lipjanit vazhdon bashkëpunimin me UNICEF-in për “Komunën Mike për Femije”

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti së bashku me Drejtoreshen e DKRS-së Anila Reçica, sot kanë pritur në takim zëvendës Shefen e zyrës së UNICEF Znj. Larissa Bruun, me të cilën kanë diskutuar për vazhdimin e Memorandumit te Mirekuptimit per “Komunën Mike për Fëmijë” deri në vitin 2025 aq sa zgjat edhe cikli i ri i Programit të UNICEF-it 2021-2025, njofton Komuna.

Kryetari Imri Ahmeti, falënderoi përfaqësuesit e UNICEF për bashkëpunimin, duke theksuar se Lipjani tashmë është komunë mike e fëmijëve, është duke u punuar në vazhdimësi të përmirësohet jeta por edhe drejtat e fëmijëve dhe ky bashkëpunim me UNICEF do të promovoj edhe më tutje vizionin që fëmijët në Komunën e Lipjanit do të jenë të lumtur të mësojnë dhe rriten në një komunitet të sigurt, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

 

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...