VIDEO e re e ISIS: Ekzekutohen pesë britanikë

PUBLIKUAR

Grupi terrorist ISIS ka lëshuar një video ku shihet ekzekutimi i pesë britanikëve, të cilët terroristët i pretendojnë të jenë spiunë britanikë dhe po ashtu ata kërcënojnë kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron, për shkak të kampanjës ushtarake të Britanisë në Siri, shkruan The Independent, përcjellë Klan Kosova.

Në video, e cila është lëshuar nga  Raqqa-based media, shihen pesë burra me veshjes të burgosurish dhe rrëfehen duke e “e pranuar” se janë spiunë të Mbretërisë së Bashkuar dhe punojnë për shërbime sekrete të këtij shteti.

Më vonë në videon 10 minutëshe spiunët e supozuar gjunjëzohen para se të ekzekutohen, derisa një terrorist që flet një anglishte me theks britanik thotë se ata janë braktisur nga qeveria e Britanisë së Madhe.

Dyshohet se spiunët nuk ishin shtetas britanikë, por kanë punuar me shërbime të fshehta britanike dhe u kanë siguruar atyre informata, foto dhe video nga brendia e qytetit të Raqqas.

Duke i folur kamerës i maskuari dëgjohet të thotë: Ky është një mesazh për David Cameron”, të cilin terroristi e cilëson si “budalla” dhe “skllav i Shtëpisë së Bardh”.

Duke iu adresuar “popullit të Britanisë”, militanti thotë se ISIS-i “një ditë do ta pushtojë tokën tuaj, ku do të qeverisim me Sheriat”.

Militantët, e krahasojnë Kryeministrin Britanik me paraardhësit e tij “arrogantë dhe budallenj”, Gordon Brown dhe Tony Blair.

“Ju do ta humbni këtë luftë, ashtu siç i humbët ato në Irak dhe Afganistan”.

“Por, këtë herë kur të humbni edhe fëmijët tuaj do ta ndjejnë dhe do të jetojnë në humbjen tuaj e do të iu kujtojnë ju si budallenj që menduan se mund të maten me Shtetin Islamik”, njofton Klan Kosova.

 

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...