Behrami rikthehet në Serie A

PUBLIKUAR

Valon Behrami duket se nuk do të qëndrojë shumë në Ligën Premier tek skuadra e tij Watford.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra e Udineses.

Në fakt familja Pozzo është pronare e Udineses dhe Watofrdit dhe kjo ka bërë që për lojtarin ekipi italian të shprehë interesim.

Besohet se Behrami do të huazohet tek skuadra e njohur italiane deri në fund të stinorit për t’i ndihmuar rreth qëndrimit në elitë.

Përvoja e madhe e Behramit në Serie A, ka bërë që trajneri i bardh e zinjve ta kërkojë atë.

Largimi i tij nga Watford pritet të ndodhë brenda 10 ditëve të para të muajit janar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...