Reagon OVL e UÇK-së, për skeçin e Stupcave (Video)

PUBLIKUAR

Mënyra se si është portretizuar UÇK-ja në një skeç humoristik të transmetuar në KTV, ka prekur Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emër të kësaj organizate ka reaguar Sekretari i OVL të UÇK-së, sipas të cilit ky humor nuk ka asgjë të vërtet me UÇK-në dhe që është “politikë tendencioze e televizionit që e ka transmetuar”.

Klinaku ka thënë për Magazina.al se edhe humori duhet ta ketë një kufi.

“Nuk guxon të bëhen tallje e shpifje me vlerat e kombit shqiptar, siç është Ushtria Çlirimtare e Kosovës“, ka thënë Klinaku për Magazina.al

Sipas tij, janë të kota përpjekjet e për t’ia humbur vlerën një Ushtrie që “me gjakun e saj i siguroi Kosovës atë që sot po e gëzojnë qytetarët e saj”.

“Vlerën e UÇK-së janë munduar ta humbin që nga paslufta e këndej, me arrestime, me montime të proceseve gjyqësore politike, etiketime e shpifje – si nga vendorët e po ashtu edhe ndërkombëtaret. Por, kot e kanë sepse ai lum gjaku që është derdhur për këtë gjysmë lirie, që ata po e përqeshin, nuk do të shkojë huq. Sepse kurdo do ta fitojmë lirinë e plotë dhe do t’i kemi gjyqet e pandikuara politikisht e ku do t’i ndjekin të gjithë ata që i bëjnë të keqija vendit”, thotë Klinaku për Magazina.al.

 

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...