Refuzimi për t’i dhënë vajzën nuse? Vriten dy vëllezër

PUBLIKUAR

Refuzimi për t’i dhënë vajzën për nuse një 37-vjeçari fqinj, i ka kushtuar jetën dy vëllezërve, Abdulla dhe Skënder Shkami, 50 dhe 40 vjeç respektivisht, banorë të fshatit Drisht, të ish-komunës Postribë, në Shkodër, raporton Top Channel.

Ky është dyshimi kryesor që ka policia për këtë ngjarje të rëndë, që ndodhi mesditën e ditës së dytë të këtij viti të ri.

Dy vëllezërit, të kthyer nga emigracioni në Angli për të festuar ndërrimin e viteve, janë qëlluar në një pritë nga fqinji i tyre, i dyshuari në kërkim Esat Dushi, 37 vjeç.

Breshëria e armës u ka marrë jetën në vend dy vëllezërve të ekzekutuar për motive të dobëta. Dyshimet kryesore të policisë, që po punon për zbardhjen e ngjarjes, janë se një prej vëllezërve ka refuzuar krushqinë me fqinjin, dhe kjo ka qenë një fyerje e rëndë për 37-vjeçarin, që kreu edhe vrasjen.

Ai tani është në kërkim nga ana e forcave të rendit, sepse pas ngjarjes është larguar me gjithë armën e tij. Ndërkohë, të afërmit e viktimave mohojnë që refuzimi i krushqisë të ketë qenë shkaku i kësaj tragjedie.

Policia ka vendosur kontroll në të dyja banesat, që ndodhen 400 metra larg njëra-tjetrës, për të ndaluar reagimet e mundshme. Ndërkohë që vijon kërkimi për autorin, policia ka ngritur postblloqe pë ta kapur atë.

Ndërkohë në një prononcim për “Ora news”, djali i xhaxhait të viktimave thotë se ata nuk kishin konflikt me asnjëri dhe njiheshin në të gjithë zonën për ndihmesën që u kishin dhënë bashkëfshatarve të tyre.

Madje Shkami hedh poshtë edhe një version të dhënë nga policia, se vëllezërit janë vrarë pasi nuk ishte pranuar një krushqi.

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...