Salihaj: Qytetarët e kanë humbur besimin në institucione, do të vazhdojnë të migrojnë

PUBLIKUAR

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj, ka vlerësuar se edhe në këtë vit do të jetë tendenca për të ikur nga vendi, si pasoj e situatës politike dhe mos zgjedhja e problemeve të vitit të kaluar, të cilat po e përcjellin edhe këtë vit.

Deputeti Salihaj e ka akuzuar pozitën dhe opozitën, për të cilët thotë se kanë qenë të pa aftë në zgjedhjen e problemeve të cilat janë shfaqur për gjatë vitit të kaluar, ku si pasojë e tyre as ky vit s’pritet të jetë i qetë.

“Klasa politike e Kosovës nuk tregoi aftësi që të zhvillojë dialog të brendshëm dhe t’i zgjidhë problemet me urtësi dhe gjakftohtësi. Për fat të keq, edhe në vitin 2016 do të barten një pjesë e madhe e këtyre problemeve. Do të vazhdojnë tensionet dhe nuk pritet një stabilizim i situatës”, ka thënë Salihaj për Gazetën Blic.

Më e keqja, sipas Salihajt, është se si pasoj e situatës, populli do ta humb besimin në institucione nga ku pastaj edhe do të përseritet situata e cila ka qenë në fillim të vitit 2015, me migrim jashtë vendit.

“Problem do të jetë edhe humbja e besimit ne institucione, zhgënjimi dhe dëshprimi. Si pasojë e gjithë kësaj do të jetë edhe tendeca e vazhdueshme e ikjes nga Kosova”, ka thënë Adem Salihaj

Vlen të kujtojmë se në janar të 2015-tës, një valë e madhe e qytetarëve kanë ikur nga Kosova, duke kërkuar vend më të mirë për jetesë e për të siguruar të ardhme. Krejt kjo ka ndodhë pasi që vendi ishte në ngerç politike për 6 muaj, nga ku nuk arriti të formohej Qeveria deri në fund të Vitit 2014, e ku me pas problemet vazhduan edhe në Vitin 2015. ‘Telashe’ këto të cilat po vazhdojnë edhe në këtë Vit.

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...