Zyrtare: Imri Ahmeti kandidat edhe për një mandat për Kryetar të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryesia e LDK’së ka përfunduar mbledhjen e saj, nga ku kanë zyrtarizuar tetë kandidatë për kryetarë të komunave.

Komunat për të cilat tashmë janë zyrtarizuar kandidatët për kryetarë janë: Prishtina, Podujeva, Peja, Suhareka, Lipjani, Fushë-Kosova, Vitia dhe Vushtrria.

Komunikatë:

Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë 

Prishtinë, 9 qershor 2021 

Sot, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së LDK-së e udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku.

 

 

Kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të këtyre komunave:

  • Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama;
  • Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Ekrem Hyseni;
  • Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri;
  • Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, z. Ardian Shala;
  • Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti;
  • Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha;
  • Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti;
  • Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri;

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të organizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.

Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.

Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...