Andrea Ranocchia mund të transferohet te skuadra e Premierligës, Norwich City.
Qendërmbrojtësi i Interit, ka humbur vendin e titullarit, pas ardhjes së Joao Mirandas dhe Jesion Murillos në ekip, ndonëse vetëm një sezon më parë ishte kapiten i ‘zikaltërve’ dhe tani mund të largohet nga Milano.
Siç raporton BBC, skuadra angleze, Norwich City ka ofruar 10 milionë euro, për reprezentuesin italian dhe një rrogë prej 3 milionë eurove në sezon, transmeton KP
Norwich këtë vit është kthyer në Premierligë dhe pas 19 xhirove mbanë pozitën e 15-të në tabelë. /Telegrafi/


