Nga sot (1 janar), Stacioni i Policisë së Bujanocit ka komandantin e ri të Policisë. Ai është Ekrem Krasniqi, shqiptari i parë në historinë e Bujanocit që ushtron një funksion të tillë.
Ai u emërua me vendim të ministrit të Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, si rezultat i riorganizimit të Policisë në nivel shtetëror, e ku shumë pjesëtarëve të Policisë po u ndryshohet vendi i punës, respektivisht po mbesin pa punë meqë po shpallen tepricë teknologjike.
Ky riorganizim është edhe rezultat i hapave të integrimit të Serbisë në Bashkim Evropian.
Krasniqi ka filluar punën si polic i thjeshtë në projektin e Policisë multietnike më 2002. Ai ka vazhduar si polic i trafikut rrugor, e më vonë është emëruar shef i Policisë rrugore në Bujanoc.
Krasniqi, karrierën e ka vazhduar në Drejtorinë e Policisë në Vranjë, si vlerësues i kandidatëve për patentshofer. Së fundmi është emëruar komandant i policisë në Bujanoc.
Ekrem Krasniqi është 39 vjeç, i martuar dhe ka tre fëmijë. /Lugina-Lajm/


