Bunjaku: Ishte vit i Kosovës, 2016-ta vit i pranimit në FIFA dhe UEFA

PUBLIKUAR

Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur një vit shumë pozitiv në ndeshjet e saja miqësore.

Në katër takime të zhvilluara, Kosova ka arritur një fitore dy barazime dhe një humbje.

Në një intervistë për Telegrafin, trajneri Albert Bunjaku ka folur për vitin 2015-të si dhe për vitin e ardhshëm, vit që beson se do të jetë i pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA.

“Viti 2015 ka qenë njëri ndër vitet më të mira të Përfaqësueses A, duken u bazuar në paraqitjet sportive të treguar por edhe rezultatet me katër kundërshtarë shumë të fortë siç ish-kampionët e Bundesligës dhe Evropvs, Eintracht Frankfurt, Werder Bremen, por edhe me Guinen Euquatoriale e cila kishte arritur pozitën e katërt në Kupën e Afrikës”.

“Në fund të vitit kemi zhvilluar një ndeshje me Shqipërinë ku kemi bërë një ndeshje të madhe përballë Shqipërisë më të mirë në histori”, tha Bunjaku për Telegrafin duke folur edhe për lojtarët që kishte në dispozicion.

“Gjatë vitit 2015 kemi pasur në dispozicion 32 lojtarë gjithsej dhe 15 prej tyre kanë veshur për herë të parë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. Ajo që mëbënë të gëzohem është se vërtet kemi arritur të rrisim konkurrencën në të gjitha pozicionet”.

“Kosova ka arritur të tregojë identitet në lojën e sajë falë lojës ofensive me kombinime të shpejta dhe pasime konstruktive dhe një mbrojtje të disiplinuar e cila dita ditës po komponohet edhe më shumë”, vazhdon tutje Bunjaku.

Ai ka folur edhe për vitin e ri ku thotë se Kosova do të vazhdojë të punojë dhe të pranohet në FIFA dhe UEFA.

“Viti 2016 do të jetë viti ku ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më tepër për lojën ofensive por në të njëjtën kohë përqendrim më të veçantë në ushtrime do kanë transformimet në kundërsulme, duke kuptuar se 35-40% të golave vinë nga kundërsulmet dhe ne do të ngrisim edhe më lartë shkakësinë tonë”, thotë Bunjaku.

“Falënderojë të gjithë tifozët, sponsorët, lojtarët, trajnerët dhe natyrisht mediat për përakhjen masovike dhe uroj që viti 2016 të jetë vit i sukseseve të mëdha për sportin dhe futbollin shqiptar. Me një Shqipëri të suksesshme dhe me një Kosovë anëtare të plotë në FIFA dhe UEFA”, përfundoi Bunjaku. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...