Organizata “HopeLipjan” shënoi Ditën Botërore të Çiklizmit me aktivitetin “T’marshojmë me biçikleta”

PUBLIKUAR

Me praninë e Kryetarit të Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti dhe Drejtorëve të Drejtorive Komunale në Lipjan dhe me të rinj e qytetarë që u bashkuan, organizata “HopeLipjan” shënoi Ditën Botërore të Çiklizmit nëpërmjet aktivitetit “T’marshojmë me biçikleta”.
Çiklizmi në vendin tonë ka nevojë për zhvillim më të madh, hapësira më të mëdha për zhvillim të këtij sporti nëpërmjet të cilit të rritet edhe interesimi për përdorim të biçikletave dhe me këtë ta ruajmë shëndetin tonë dhe të mbrojmë mjedisin nga ndotja.
Në aktivitet ishte i pranishëm edhe atleti lipjanas, mjaft i suksesshëm në garat vendore dhe ndërkombëtare i cili na njoftoi rreth përdorimit të biçikletave dhe masat mbrojtëse që duhet marrë gjatë përdorimit të tyre.
HopeLipjan
Share

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...