Arrestohet lipjanasi në Serbi, i sekuestrohen mbi 41 kg marihuanë

PUBLIKUAR

Është arrestuar në Serbi, saktësisht në vendkalimin kufitar Batrovci një person nga Lipjani.

Në automjetin e tij u gjetën më shumë se 41 kilogramë marihuanë, raporton RTV.

No photo description available.

“Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Administrata e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me anëtarët e Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe Departamentit të Policisë në Novi Sad, sekuestruan më shumë se 41 kilogramë marihuanë në vendkalimin kufitar Batrovci dhe arrestuan B.B. (1986) nga Lipjani për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pas inspektimit të furgonit, me targa sllovene, të drejtuar nga i dyshuari, Policia gjeti drogën të paketuar në 73 pako./Indeksonline/

No photo description available.

 

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...