Ja si u festua Viti i Ri 1999, gjatë luftës në Kosovë: Ky është rrëfimi për Brigadën 111 (Video)

PUBLIKUAR

Është dita e fundit e vitit 2015. Afrim Osmani po kujton se si 16 vjet më parë, rrugën kah Lugu i Kaprollëve, në Abri të Epërme të Drenasit, nuk e bënte kaq kollaj e lirshëm. Këndej, ish-ushtari i UÇK-së-së, shkonte në kampin e njësisë speciale të Zonës Operative të Drenicës, Brigadës 111 “Adem Jashari”.

Pikërisht në natën e ndërrimit të motive më ‘98-’99, Osmani thotë se nuk kishte krisma si ditëve të tjera. Thotë se nuk kishin kushte që këtë ditë ta dallonin nga ditët tjera.

Por, cakërrimin e gotave e kishin të veçantë. E veçantë për rreth 100 ushtarët e kësaj brigade ishte edhe urimi.

31 dhjetori, për Afrimin është e veçantë edhe për një arsye tjetër. Festa e ndërrimit të moteve ‘98-‘99 për Afrimin ishte hera e parë larg familjes. Por, këtë mërzi ai thotë se ia zëvendësoi krenaria se ishte në vendin e duhur në kohën e duhur. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...

Besa Shahini bëhet nënë, lëvdata personelit mjekësor për kujdesin

Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë...

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...