Tayna shpërndan pamje nga prapaskenat e klipit të ri muzikor

PUBLIKUAR

Reperja ka ndarë disa pamje nga klipi i ri muzikor nga dueti me Azet.

 

Tayna dhe Azet janë përfolur tash e disa vite për një bashkëpunim mes tyre, shkruan lajmi.net.

Ndonëse lajmet kanë qarkulluar në media sociale për një kohë të gjatë duket se më në fund dueti i tyre po bëhet realitet.

Reperja ka publikuar disa imazhe dhe video nga prapaskenat e klipit të ri muzikor prej ku shihet e rregulluar deri në çdo detaj.

Ajo u shfaq me veshjen me dizajn tigri e cila i shkonte mjaft shumë asaj, teksa për grimin dhe flokët u kujdes t`i kishte mjaft bukur.

 

Menaxheri i Taynës së fundmi ka ripostuar një foto ku shkruhej se dueti i Azet dhe Taynës publikohet më 4 qershor./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...

Lela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos

Lela dhe Leo duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Çifti...