Liverpooli e mbyll vitin me fitore (Video)

PUBLIKUAR

Liverpooli ka arritur fitore kundër Sunderlandit me rezultat 0-1.

Mysafirët dominuan gjatë gjithë takimit dhe kjo fitore ishte plotësisht meritore për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Kloop.

Pjesa e parë ishte pa gola, por rastet nuk munguan nga të dy anët, për vendasit i rrezikshëm u tregua Fabio Borini, ndërsa për Reds, Roberto Firmino.

Por, me të filluar pjesa e dytë, apo më saktësisht pas 22 sekondash, Liverpooli kaloi në epërsi fal golit të Christian Bentekes, që në fund doli të jetë goli i tre pikëve.

Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në vendin e shtatë me 30 pikë, apo pesë më pak se Tottenhami në vendin e katër.

Ndeshja e ardhshme e Reds është kundër West Hamit. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...