Duket se aventura e Etrit Berishës te Lazio do të përfundojë me shpejtë se që ishte menduar.
Me shumë mundësi portieri i Kombëtares do të largohet në fund të sezonit, pasi klubi nga kryeqyteti italian ka filluar të kërkojë zëvendësuesit e tij.
Sipas Il Tempo, Lazio ka shfaqur interesim për portierin e Hajduk Split, Lovre Kalinic, i cili është i huazuar aktualisht te Karlovac.
Berisha nuk e ka ndërmend të qëndrojë më te Lazio, pasi është i interesuar për më shumë minuta.
Për atë interesim së fundmi kanë shfaqur edhe Hellas Verona e Club Brugge. /Telegrafi/


