Dy muaj pa humoristin Cima, Adelina përlot me dedikimin: E ndjeva shpirtin tënd rreth meje

PUBLIKUAR

Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë nga koronavirusi duke lënë një zbrazëti të madhe në humorin kosovar.

 

Vajza e të ndjerit, Adelina Thaçi vazhdimisht i ka bërë dedikime në rrjete sociale e cila ka përshkruar dhimbjen dhe mungesën që po e ndjen bashkë me familjen që nga vdekja e tij, shkruan lajmi.net.

Dhe, sot pas dy muajve që humoristi ka ndërruar jetë ajo ka shkruar fjalë prekëse për të.

Ndër të tjera, Adelina Thaçi në storien e saj në Instagram ka shkruar: “E ndjeva shpirtin tënd rreth meje, qysh ka mundësi 2 muaj pa ty bab, kam qajt e qesh deri ne orët e mëngjesit sot, e ndjeva shpirtin tënd rreth meje”.

Postimi i plotë i Adelina Thaçit:

“2 muaj pa ty bab, kam qajt e qesh deri në orët e mëngjesit sot, e ndjeva shpirtin tënd rreth meje, qysh ka mundësi bab edhe prej parajsës po na mban me humor. Kujtime pafund, të qeshuna pafund… po më mungon fort..fort… i përjetshëm kujtimi për ty”, ka shkruar këngëtarja./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...