Foshnja 3 muajshe, e komunitetit rom, që ndërroi jetë tre ditë më parë në Shkozë, nuk ka vdekur nga të ftohtit.
“Ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, – thuhet në një njoftim nga ministria e Drejtësisë, – nga të dhënat paraprake të këqyrjes së jashtme dhe asaj të brendshme të foshnjës së vdekur, përjashtohet humbja e jetë si rezultat i të ftohtit. Ekspertët thonë se po vazhdon ekzaminimi i autopsisë së foshnjës dhe shumë shpejt do të publikohen rezultatet e shkakut të vdekjes së foshnjës.
Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për përcaktimin e shkakut te vdekjes se foshnjës 3 muajshe Melisa Mustafaj.
Ditën e vdekjes, ishte Partia Demokratike ajo që denoncoi varfërinë ekstreme të komunitetit rom, ku kerkoi marrjen e masave për strehimin e tyre nga Bashkia e Tiranës. /Telegrafi/


