Familja Berisha u shpall “non grata” nga SHBA, reagon Armina Mevlani

PUBLIKUAR

Armina Mevlani ka reaguar pas shpalljes “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Mevlani, e cila nuk përfshihet në listën që nuk i lejohet hyrja në SHBA, ka vendosur të flasë pas një mesazhi që ka marrë nga një ndjekës.

“Më vjen keq për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë”, i ka shkruar një ndjekës Arminës. Ndërsa e ka cilësuar veprimin si politik, blogerja thotë se i intereson vetëm shëndeti i njerëzve të saj të dashur dhe asnjë tjetër.

“Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, shkruan Armina.

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...