Beatrix duket joshëse në videon e fundit.
Beatrix Ramosaj është një ndër emrat më aktive të estradës, në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja vazhdimisht sjell fotografi e video, me të cilat merr gjithë vëmendjen me paraqitjet atraktive.
Së fundi, ajo postoi një video, ku shihet duke bërë vallëzim joshës, e veshur me një korset që ia theksonte gjoksin dhe xhaketë të bardhë.
Artistja ka pak kohë që ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, të cilin pritet ta lansojë shumë shpejt.
Deri në publikimin e këngës së re, projekti i fundit i saj mbetet “Dancing with the devil”, i lansuar më 2020. /Lajmi.net/


