Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka folur rreth të ardhmes së tij dhe kampionatit evropian.
Ai ka thënë se asnjë lojtarë nuk e ka vendin e sigurt në evropianin France 2016 të U21 të Kuqezinjve.
Rey Manaj i Interit dhe Milot Rashica i Vitesses janë nën vëzhgim të trajnerit italian të “Shqiponjave”, transmeton Telegrafi.
“Manaj dhe Rashica do të jenë nën vëzhgim deri në momentin që do të vendosim”.
“Një muaj përpara se të nisemi atje, do të bëjmë llogaritë se kush do të vijë dhe do të shohim gjithashtu kush është në formën më të mirë, ka luajtur më shumë e kështu me radhë”, tha de Biasi. /Telegrafi/Panorama/


