Bebe Rexha thotë se familjarët kanë qenë gati duke e martuar, pasi shkuan për t’i kërkuar dorën

PUBLIKUAR

Bebe Rexha ka zbuluar se ishte pothuajse e martuar “kur ishte adoleshente”.

Këngëtarja 31 vjeçare, tha se kishte burra që kërkonin të ‘merrnin dorën e saj për martesë’, ndërsa shpjegoi se si në kulturën shqiptare që gratë priren të martohen ‘super të reja’,

Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), nëna e së cilës, Bukurije Rexha, u martua në moshën 17 vjeçare, tregoi se si mamaja e saj ‘luftoi’ kundër traditave për ta ndihmuar atë të ndiqte karrierën e saj në industrinë e muzikës.

Bebe Rexha i tha The Daily Star: “Është ndryshe plotësisht tani, është shumë më moderne dhe gratë kanë më shumë të drejta dhe gjëra të tilla, por kur isha e re kishte fjalë për fjalë djem që përpiqeshin të merrnin dorën time për martesë. Ishte pjesë e kulturës”.

“Është si traditë, martohesh me një shqiptar dhe martohesh super e re dhe duhet të kesh fëmijë”, tha ajo.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Duke u rritur nuk më lejohej të kisha zë ose të flisja në tryezë dhe gjëra të tilla, por mamaja ime luftoi shumë për mua dhe ajo ishte si: ‘Vajza ime nuk do të martohet, çfarë dreqin është kjo’”, ka thënë 31-vjeçarja.

Rexha shtoi se ishte 23 vjeçe kur ajo dha puthjen e saj të parë, të cilën ajo e përshkroi si “shumë të keqe”.

Këngëtarja tani është dashuruar me regjisorin e njohur hollivudian, Keyan Safyari, 37 vjeç.

Çifti për herë të parë nxitën thashethemet për një lidhje në mars të vitit të kaluar, pasi u panë të kapur dorë për dore një natë në Los Angeles.

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...