Mediat serbe reagojnë pasi Anxhela Peristeri shfaqet në ‘Eurovision’ me shqiponjë dykrenare

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin “Eurovision 2021”, tash e sa ditë ajo qëndron në Roterdam, pasi ajo do të përformojë në natën e dytë të festivalit.

Në një paraqitje para mediave, Anxhela kishte bërrë shqiponjën dykrenare, e që të njëjtën fotografi e ka postuar në “Instagram”, veprim i cili ngriti reagime të mediave serbe.

“Novosti” i dedikoi një artikull veprimit të përfaqesueses së Shqipërisë, duke e cilësuar si provokim.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i mediumit serb.

Në artikullin e “Novostit” thuhet se në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të “Eurovisionit” ndodhi një skandal.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angelia Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj. Ajo ndau një foto me të njëjtën temë një javë më parë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e mediumit serb.

Anxhela Peristeri do të përformojë në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision”, që mbahet nesër më 20 maj, teksa finalja e madhe e festivalit evropian mbahet më 22 maj.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...