Agjencia amerikane, DEA deklarohet për aksionin e kapjes së 400 kg drogë në Lipjan

PUBLIKUAR

Agjencia Federake Amerikane e Anti-Drogës (DEA) ka konfirmuar se kapja e 400 kilogramëve kokainë në Lipjan të Kosovës ishte rezultat i një veprimi të përbashkët me disa polici dhe shërbime rajonale, transmeton Gazeta Express.

“Hetimi ishte një përpjekje e përbashkët e shumë agjencive shumëkombëshe që synonte krimin e organizuar transnacional. Shërbimet e “Guardia di Financa” nga Italia, Policia e Shtetit Shqiptar, SPAK nga Shqipëria, Policia e Kosovës dhe DEA (zyrat në Romë dhe Athine) ishin të përfshirë”, thuhet në përgjigje të një zëdhënësi të DEA-s.

Sipas tij, bashkëpunimi midis këtyre shërbimeve ka luajtur rol kryesor në këtë rast që çoi në identifikimin dhe sekuestrimin e 400 kilogramëve kokainë dhe arrestimin e shtatë personave.

Kokaina u kap dy ditë më parë në Lipjan, në një kamion transportues nga Amerika Latine nëpërmjet portit të Durrësit në Shqipëri

Shtatë kosovarët që u arrestuan në aksionin e Policisë së Kosovës, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë, pritet që të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Prokuroria ka kërkuar paraburgim për ta.

 

 

Foto: Ilustrim

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...