Jahjaga dekretoi dy gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, bazuar në nenin 84, pikat 4 dhe 19 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nenin 7 të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për propozimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, ka dekretuar sot emërimin e Gresa Caka-Nimani dhe Selvete Gërxhaliu, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Pas pranimit të propozimeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidentja Jahjaga sot bëri dekretimin e dy gjyqtareve të Gjykatës Kushtetuese, duke kompletuar numrin e nëntë gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Ndërkaq, gjyqtaret Gresa Caka-Nimani dhe Selvete Gërxhaliu dhanë betimin para presidentes Jahjaga. Në ceremoninë e betimit ishte e pranishme edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...