“Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë…”, edhe Imri Ahmeti me një shaka rreth kokainës së kapur dje

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar për herë të parë pas aksionit të Policisë së Kosovës në këtë komunë, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë, raporton Express.

Ai me ironi ka thënë se në komunën që ai e udhëheq është e lehtë të bësh jetë, por jo edhe të kalosh transit.

Ai ka përgëzuar Policinë dhe akterët e tjerë të përfshirë në këtë aksion.

“Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë, por nuk është e lehtë të kalosh transit! 😂p.s. I përgëzoj Policinë dhe akterët e tjerë për këtë aksion”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave, të cilët janë ndaluar dje, lidhur me aksionin ku janë sekuestruar 400 kilogramë narkotikë të llojit kokainë. Ata dyshohen për tri vepra penale.

Specialja e ka bërë kërkesën për paraburgim nën dyshimet se të njejtit kanë kryer veprat penale: “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit criminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit të shtatë personave Prishtinë, 18 maj 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se, sot ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të cilët janë ndaluar më 17 maj 2021, lidhur me aksionin ku janë sekuestruar 400 kg narkotikë të llojit kokainë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...