Sulmuesi i Sunderlandit, Fabio Borini para ndeshjes kundër Liverpoolit ka zbuluar se ai dëshiron të shënojë kundër ish klubit të tij ‘më shumë se kushdo tjetër”.
Italiani ka shënuar në dy ndeshjet e fundit dhe këtë shpreson ta bëjë edhe nesër (e mërkurë) kundër ish-klubit të tij.
24-vjeçari ishte pjesë e Liverpoolit gjatë kohës së Brendan Rodgers, por kurrë nuk arriti të tregojë diçka.
“Golat të japin besim, por në fund të ndeshjes, e gjitha që ka rëndësi është rezultati. Unë do doja të shënoja kundër Liverpoolit. Dhe këtë më shumë se çdokush tjetër”.
“Kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe fitorja do të ishte e mirëpritur”, ka thënë Borini për Sunderland Echo. /Telegrafi/


