Pamje nga vendi i ngjarjes – kapja e kokainës /Forca të shumta të policisë në Lipjan

PUBLIKUAR

Forca të shumta të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në hyrje të Lipjanit, aty ku dyshohet se ndodhet sasia e kapur e kokainës, që sipas informacioneve të para është rreth 400 kg.

400 kg kokainë u kapën në një konteiner me mish që vinte nga Brazili dhe sipas raportimeve të mediave shqiptare, bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.

Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës.

Lidhur me rastin nuk është deklaruar akoma Policia e Kosovës edhe përkundër përpjekjeve të shumta të Gazetës Express, për marrjen e informacioneve zyrtare.

Besohet se deri me tani të paktën dy persona janë prangosur, mirëpo policia nuk është deklaruar as për arrestimet.

Gazeta Express ju sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...