4000 faqe dosje për krimet e serbëve në Kaçanik (Video)

PUBLIKUAR

Emrat i kanë në lapidar e trupat e 22 banorëve të fshatit Kotlinë të Kacanikut ishin gjetur në bunar. Kjo ngjarje ndodhi më 24 mars 1999, kur banorët e fshatit u kapën teksa po strehoheshin këndejpari në kërkim të shpëtimit të një ofansive të forcave serbe.

Besim Koci, që i shpëtoi masakrës, tregon çfarë ndodhi atë ditë.

Kjo gjë nuk u mjaftoi autorëve të krimit.

22 viktimat e Kotlinës u nxorën nga bunari pas luftës.

Këtë krim, por edhe shumë tjera që ndodhën në rajonin e komunës së Kacanikut janë dokumentuar nga një komision i krijuar për këtë punë.

Ato u mblodhën në 3 mijë e 690 faqe, ndërsa këtë të martë, gjithë materialet e mbledhura ia dorëzuan Institutit për Hetimin e Krimeve të Luftës në Kosovë.

Udhëheqësi i Institutit tha se këto materiale janë shumë të rëndësishme për të dokumentuar krimet e forcave serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...