Komuna e Lipjanit: Salla e sporteve “Better Life” në Lipjan do të jetë në funksion të vaksinimit të qytetarëve kundër Covid-19

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se salla e sporteve “Better Life” në Lipjan do të jetë në funksion të vaksinimit të qytetarëve kundër Covid-19

Njoftimi plotë:

Njoftim për Klubet Sportive dhe sportistët

Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Lipjanit, njofton Klubet Sportive dhe sportistët lipjanas që salla e sporteve “Better Life” në Lipjan do të jetë në funksion të vaksinimit të qytetarëve kundër Covid-19, pasi sallat e tjera sportive nuk i plotësojnë kushtet e kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë.
DKRS do të harmonizoj orarin e aktiviteteve sportive në sallën e Sh.f.m.u “Vëllëzërit Frashëri” dhe sallën e Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan, prandaj kërkon nga Klubet Sportive dhe sportistët që stervitjet e tyre të nevojshme t’i kalojnë në këto salla deri në periudhën e përfundimit të vaksinimit të qytetarëve.
Klubet Sportive dhe sportistët, terminet e tyre duhet t’i lajmërojnë tek shkollat përkatëse, në Gjimnazin “Ulpiana” dhe në shkollën fillore “Vëllëzërit Frashëri” në Lipjan.

Shëndeti mbi të gjitha!

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...