Uroi festën me foto provokuese, Era Istrefi pendohet dhe i fshin ato

PUBLIKUAR

Era tërhoqi vëmendjen e fansave me veprimin e fundit.

 

Këngëtarja Era Istrefi si shumë prej të famshmëve të tjerë, shfrytëzoi rrjetet sociale për të uruar festën e Fitër Bajramit, shkruan lajmi.net.

Artistja postoi një kolazh fotografish, ku në disa prej tyre ishte bashkë me Norën, vëllanë e tyre dhe Reneenë.

Në njërën prej fotove, ajo fokusoi këmbët seksi teksa ishte veshur me pantallona të shkurtër, xhaketë e shami në kokë.

“Urime bajrami”, ishte mbishkrimi që Era ua la fotove, por u pendua shpejt dhe i fshiu ato nga Instagrami.

Artistja ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore, teksa ka preferuar që të jetë edhe më e tërhequr nga jeta publike.

Fansat presin me padurim publikimin e këngëve që i kishte paralajmëruar kohë më parë. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...