Imri Ahmeti: Urime Festa e Fitër Bajramit!

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

 

Urimi i plotë:

Të dashur besimtarë të besimit islam, në emrin tim personal dhe në emër të të gjitha institucioneve të Komunës së Lipjanit ju uroj festën e Fitër Bajramit.

Lusim Zotin që kjo festë e cila shënon përmbylljen e muajit të Ramazanit, mujit të sakrificës, agjërimit, mëshirës, i vlerave të humanizmit siq janë paqja, mirëkuptimi dhe solidariteti ndërnjerzor, të na shërbejnë si ri-thirrje që qetësia e toleranca të mbretërojë kudo.

Të dashur qytetarë,
Kjo festë në kohë pandemie duhet t’na shërbej akoma për kujdesin tonë në shëndetin dhe sjelljen tonë për të mirën e përbashkët, për të tejkaluar edhe betejën me Covid-19.

Andaj të festojmë e urojmë me kujdes duke përkujdesur për shëndetin e të gjithëve.
Të punojmë së bashku për të ndërtuar të ardhmën, për një jetë më të mirë për qytetarët tonë.
Dhashtë Zoti të mbizotërojnë vlerat pozitive përherë ndër ne.

~Urime!

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...