Gatusso kërkon portierin shqiptar

PUBLIKUAR

Gennaro Gattuso shpreson që ta ketë nën urdhra portierin e përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani.

Kështu së paku raporton portali sportiv italian, “Tuttomercatoweb.com”, sipas të cilit trajneri i skuadrës italiane që garon në Serie B, Pisa, po e kërkon me ngulm portierin shqiptar.

Pos, Pisas për 27-vjeçarin është e interesuar edhe skuadra belge, Standard Liege, transmeton Telegrafi.

“Gattuso është në kërkim të portierit Ujkani, por më konkrete është skuadra e Latinas e drejtuar nga trajneri Mario Somma”, shkruan ueb-faqja italiane.

Ujkani ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2018 me skuadrën e Serie A, Genoan. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...