Strukturat paralele të Serbisë festojnë në Kosovë (Video)

PUBLIKUAR

Të hënën, në periferi të Graqanicës, i ashtuquajturi Qarku drejtues i Kosovës, festoi një vit pune që u quajt e frytshme. Fjalën kryesore e pati Srgjan Petkoviq, i pari i Qarkut në fjalë , i cili një vit më parë ishte nënkryetar i Komunës së Graçanicës, nën sistemin e Kosovës. Ai u tërhoq nga ky post pasi që Qeveria në Beograd e emëroi në funksionin që mban aktualisht.

Në këtë takim mori pjesë deputeti i listës serbe, Srgjan Popoviq. Mirëpo, ndeja ju prish kur pa kamerat. Ai iku menjëherë.

Punën e kësaj strukture e shpjegoi kryetar aktual i Graqanicës, i cili dikur ishte në krye të Qarkut serb për Kosovën. Vlladeta Kostiq thotë se e di që Prishtina i konsideron këto institucione paralele, por se ky problem zgjidhet me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Pos në Graçanicë. Serbia mban e financon strukturat e saja paralele gati në gjithë territorin e Kosovës.

Udhëheqësit e Prishtinës zyrtare shpesh kanë thënë se këto institucione serbe do të shuhen me marrëveshjet në Bruksel, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...