12 të lënduar, policia jep detaje për aksidentin në Lipjan

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në Lipjan, ku të lënduar kanë mbetur 12 persona, raporton Express

Rasti ka ndodhur në fshatin Gracë e Vjetër të Lipjanit, mesditën e së shtunës.

Si pasojë e aksidentit, 12 persona kanë mbetur të lënduar, e po ashtu ka pasur edhe dëme material.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi.

“Fsh. Gracë e vjetër, Lipjan, 08.05.2021-15:30.

Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri veturave ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 12 persona kosovar.

Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, bën të ditur policia.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...