Ishujt Maldive janë destinacioni i radhës për Taynën

PUBLIKUAR

Tayna nisi pushimet në Maldive.

 

Rep-artistja Tayna është ndër emrat më të komentuar të estradës në vend, shkruan lajmi.net.

Artistja, në mungesë të koncerteve po e shfrytëzon rastin t’i shijojë në maksimum pushimet në destinacione të ndryshme.

Së fundi, ajo ka udhëtuar drejt ishujve Maldive, e këtë gjë e tregoi me anë të disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram.

Tayna publikoi fotografi nga resorti ku po qëndron, ndërsa solli edhe pamje përrallore të bregdetit të ishujve Maldive.

“WTF” mbetet kënga e fundit e Taynës, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen Ivorian Doll.

Artistja së fundi ka finalizuar videoklipin e ri, të cilin pritet që shumë shpejt ta sjell në treg. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...