Vetëvendosje reagon ndaj vendimit të Gjykatës për Kurtin

PUBLIKUAR

Ky reagim i VV-së ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për masën e arrestit shtëpiak për Albin Kurtin si dhe aktivistin e VV-së, Nol Nushi.

Ja reagim i plotë i VV-së:

Gjykata Themelore në Prishtinë sot vazhdoi masën e arrestit shtëpiak për deputetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, deri më 17 shkurt të vitit 2016. E njëjta Gjykatë, i shqiptoi sot masën 30 ditë paraburgim koordinatorit të sekretariateve të VETËVENDOSJE!-s, Nol Nushit.

Ky sistem i kapur i drejtësisë, është vënë në shërbim të kësaj Qeverie kriminale, e cila përmes marrëveshjeve antikushtetuese po do ta instalojë “Zajednicën” në Kosovës.

I bëjmë thirrje Qeverisë që t’i ndalë përpjekjet për ta shtypur opozitën. I bëjmë thirrje Gjykatave që të vihen në shërbim të Republikës, dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kriminelët e pushtetit, ata të cilët shkelën Kushtetutën, e për të cilët nuk vlen asnjë ligj në Kosovë.

Pushteti nuk mbahet me represion ndaj opozitës. Ne nuk ndalemi. Përpjekjet tona për ta mbrojtur Republikën e Kosovës nga marrëveshjet e dëmshme dhe nga kjo Qeveria, nuk do të ndalen. Më 9 janar, populli i Kosovës do ta thotë fjalën e vetë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...

Besa Shahini bëhet nënë, lëvdata personelit mjekësor për kujdesin

Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë...

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...