Jasmina ka disa fjalë për Andin pas largimit nga programi

PUBLIKUAR

Disa ditë më parë, dyshja Andi – Jasmina, vendosën të dalin përfundimisht nga emisioni “Për’puthen”, për ta vazhduar njohjen e tyre jashtë pa presionin e kamerave dhe publikut.

Dyshja po kalonin ditë të vështira në emision, aq sa Andi vendosi të tërheqë deklaratën për Jasminën, ai tha se ata nuk mund të kenë një të ardhme bashkë, pas debateve të forta që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Po ashtu edhe Jasmina ishte dakord me mendimin e Andin se dyshja nuk mund të ketë një të ardhme së bashku.

Megjithatë, ata lanë të kuptohet se do të njiheshin jashtë emisionit duke lënë shpresa se mund të bashkoheshin jashtë. Gjithashtu, premtuan se do të kthehën pas një muaji në emision për të treguar se si është duke shkuar njohja e tyre jashtë.

Jasmina përmes llogarisë së saj personale në “Instagram” ka postuar një fotografi me Andin, duke i bërë të gjithë të dyshojnë se tashmë janë çift dhe mosmarrëveshjet e tyre janë zgjidhur.

“Nuk ishte dashuri me shikim të parë, u deshën tre muaj tu u përla. Gëzuar për kujtimet e bukura”- shkroi ish-konkurrentja krahas fotos së çiftit në emision.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...