Mendes e konfirmon të ardhmen e Ronaldos

PUBLIKUAR

Menaxheri i Cristiano Ronaldos, portugezi Jorge Mendes ka konfirmuar të ardhmen e Ronaldos.

Ylli portugez ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2018, por duket se do të vazhdojë edhe për disa vite në ‘Santiago Bernabeu’.

Mendes ka thënë se klienti i tij nuk do të largohet nga Madridi dhe do të qëndrojë aty së paku edhe pesë vite.

“Ronaldo është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. E kam thënë shumë herë, po e them sërish. Nuk ka asnjë mundësi që Ronaldo të largohet nga ky klub, absolutisht asnjë mundësi”.

“Ai do të luaj këtu edhe 4-5-6 apo edhe shtatë vite e më pas do të pensionohet. Por të jeni të sigurt se Ronaldo do t’i var atletet e tij në ‘Santiago Bernabeu’”, ka thënë Mendes për ‘Sky Sports’. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...