Opozita s’do dialog, vetëm zgjedhje

PUBLIKUAR

Tri subjektet opozitare në vend e përjashtojnë mundësinë e dialogut me Qeverinë për dalje nga kriza politike, ato kërkojnë zgjedhje për të dalë nga kjo situatë.

Opozitarët thonë se pas vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen për Asociacionin, Qeveria e ka humbur përfundimisht legjitimitetin.

Sipas tyre, Kushtetuesja e ka vërtetuar qëndrimin e opozitës se me këtë marrëveshje është shkelur akti më i lartë juridik në vend, prandaj ata konsiderojnë se Qeveria duhet të japë dorëheqje. Përfaqësuesit e opozitës thonë se zgjedhjet janë i vetmi opsion për dalje nga kriza politike në të cilën është zhytur vendi tash e katër muaj.

Por, koalicioni qeveritar nuk është i interesuar tash për tash për zgjedhje.

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se zgjedhjet nuk janë opsion për dalje nga kjo situatë, ndërsa, sipas tij, edhe më tutje ka hapësirë për dialog, madje ai ka thënë se oferta për dialog ende vlen për opozitën. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...