Paris Saint-Germaini është përfshirë në garë për shërbimet e trajnerit të Bayern Munichut, Pep Guardiola.
Strategu spanjoll do të largohet nga bavarezët në fund të sezonit dhe në vend të tij do të angazhohet Carlo Ancelotti.
Klubet kryesore evropiane kanë shprehur interesim për ish-trajnerin e Barcelonës.
Chelsea dhe Manchester City janë dy klubet më të interesuara për Pep, ndërsa është raportuar se gjasat janë më të mëdha që ai ta zë vendin e Manuel Pellegrinit.
Por, Daily Mirror raporton se gjatë verës atë do ta kërkojë edhe kampioni francez. /Telegrafi/


